Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka njoftuar se nesër (18 maj, 2020) fillon transporti publik pas dy muajsh bllokadë si pasojë e përhapjes së pandemisë Covid-19.
Ai ka bërë të ditur tre rregulla që vlejnë për përdorimin e transportit publik, njofton Klan Kosova.
- Numri maksimal i udhëtarëve ve për autobus është 20
- Nuk lejohet hyrja në autobus pa maska
- Udhëtarët duhet ta kenë vërtetimin që janë në punë te organizatës ose kompanisë që janë të lejuara ose të jenë në orarin e tyre të daljes
- Do të ketë kontrolle të Policisë
klankosova.tv
●●●
HSHKRIMI NGA
H.S
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.