Ali Ahmeti, kryetar i Bashkimit Demokratik për Integrim, ka bërë të ditur se në tubimin e sotëm zgjedhor që patën në Maqedoni të Veriut, ishte një numër i madh i mbështetësve të tij dhe subjektit që drejton.
Në një postim në Facebook, Ahmeti e ka ndarë një fotografi ku shihet një turmë e madhe e simpatizantëve të BDI-së që u mblodhën për t’i dalë në mbështetje subjektit që preferojnë.
Këtë imazh, Ahmeti e përshkroi: “Shqiponjat fluturojnë lart, në kaltërsi!”. /Klankosova.tv
●●●
LGSHKRIMI NGA
L. Ga.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.