Të shtunën në emisionin “Familja ime” në Klan Kosova është folur për sezonin e turshive gjatë stinës së vjeshtës.
Valbona Ajeti, kultivuese e pemtarisë, ka thënë që është rritur vetëdijesimi i fermerëve edhe për shkak të këshillave që ata i marrin.
“Sivjet kemi pasë diell boll, ka qenë produkti më i shëndetshëm. Edhe fermerët po vetëdijesohen se çka duhet për me punu. Ka mjaft njerëz që japin këshilla për këtë pjesë. Fermerët i përcjellim çdo herë me një agronom që të mos përdorën shumë pesticide dhe që të mos dështojë konservimi”.
Ajeti tutje ka thënë që po ia dalin mirë pasi po shkojnë në bazë të rregullave.
“Jemi një iniciativë e grave ku nga viti 2015 ja kemi nisur fillimisht në mënyrë amvisërie dhe më tutje jemi rritur në këtë biznes”, ka thënë ajo.
https://www.youtube.com/watch?v=n7ExSmq8VKE&feature=youtu.be
●●●
LHSHKRIMI NGA
L H
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lifestyle dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.