Akademia amerikane e filmave do ta nisë një hetim mbi incidentin që ndodhi mbrëmë, ku aktori Will Smith goditi me shuplakë komikun Chris Rock.
Gjatë ceremonisë, Rock bëri shaka me kokën tullace të gruas së Smithit, Jada Pinkett Smith, e cila në fakt vuan nga alopecia.
“Ne zyrtarisht e kemi filluar një shqyrtim formal lidhur me incidentin dhe do të eksplorojmë veprime dhe pasoja të mëtutjeshme në pajtim me ligjet kaliforniane, aktet nënligjiore dhe standardet e sjelljes”, thuhet në komunikatën e kësaj akademie.
“Nëse Bordi i Udhëheqësve gjen se ndonjëri anëtar i ka shkelur këto standarde apo e ka komprometuar integritetit e Akademisë me veprimet e tij, atëherë Bordi i Udhëheqësve mund të marrë masa disiplinore të lejuara nga aktet nënligjore të Akademisë, përfshirë suspendimin dhe përjashtimin”.
●●●
LSHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek prive dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.