Akil Gjakova është mposhtur me Ippon nga xhudisti nga Kazakistani, Zhansay Smagulov në Mastersin e Dohas në Katar.
Gjakova ishte në epërsi me një “Wazzari”, por nuk arriti që ta ruante, duke u mposhtur në sekondat e fundit të duelit.
Xhudisti nga Kosova kaloi në rrethin e tretë të Mastersit të Dohas, pas fitores kundër xhudistit rus, Denis Iartcev.
Akil Gjakova do të garojë në repesazh për medaljen e bronztë, ku duhet t’i fitojë dy duele.

●●●
ASHKRIMI NGA
albert
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.