Xhudisti nga Kosova, Akil Gjakova ka fituar medaljen e argjendtë në Abu Dhabi.
Gjakova është mposhtur në finale të turneut, në kategorinë deri në 73 kilogramë, nga garuesi prej Gjeorgjisë, Lasha Shavdatuashvili , njofton Klan Kosova.
Kjo është medalja e tretë e argjendtë e Kosovës në këtë turne, pasi që dje dy i fituan Majlinda Kelmendi dhe Distria Krasniqi.
Medalje të artë në Abu Dhabi ka fituar dje Nora Gjakova. Në total Kosova pra ka ky turne kthehet me katër medalje.
●●●
LSHKRIMI NGA
LiZe
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.