Xhudisti kosovar, Akil Gjakova, ka arritur ta fitojë medaljen e artë në turneun e xhudos, Grand Prix, në kryeqytetin kroat Zagreb, që njëherësh është edhe medalja e parë e artë e Kosovës në Kroaci, ka bërë të ditur trajneri Driton Kuka në një shkrim në Facebook.
"Akil Gjakova i artë!" ka shkruar ai.
Gjakova në luftën finale për medaljen e artë në kategorinë deri 73 kilogramë, ka mposhtur italianin Fabio Basile, i cili ishte i artë në ‘Rio 2016’ në kategorinë deri në 66 kilogramë.
Kurse në gjysmëfinale, xhudisti kosovar po ashtu ka mundur një garues tejet të vështirë, Rustam Orujov, i cili ishte fitues i medaljes së argjendtë në Lojërat Olimpike në Brazil.

https://www.facebook.com/driton.kuka/videos/10214718380371059/
●●●
LSHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.