Xhudisti kosovar, Akil Gjakova, ka zënë vendin e pestë në garën Grand Slam e cila është duke u zhvilluar në Baku të Azerbajxhanit.
Këtë e ka bërë të ditur trajneri, Driton Kuka, i cili ka thënë se Grand Slam janë garat e nivelit më të lartë në Kupat Botërore kualifikuese për Tokyo 2020, transmeton Klan Kosova.
"Në luftë për medalje, Akili humbi nga nën-kampioni Olimpik Orujov. Në ketë luftë ai nuk ishte në nivel të duhur dhe besoj që forma e tij do vijë aty ku sivjet e kemi të rëndësishme: në Lojërat Evropiane në Minsk muajin tjetër".
"Nesër garon Loriana dhe do ketë punë të vështirë duke marrë parasysh shortin ku do ndeshet me francezen Malonga qysh në ndeshjen e dytë, nëse e kalon anglezen Katiejemima".
Më poshtë mund ta lexoni shkrimin e plotë të trajnerit Kukan ë Facebook.
klankosova.tv
●●●
HSHKRIMI NGA
H.S
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.