Xhudisti nga Kosova, Akil Gjakova, ka zënë vendin e 7 në Lojërat Olimpike “Tokyo 2020”.
Përveç kësaj, Gjakova është shprehur i lumtur që ka prezantuar Kosovën në Olimpiadë teksa ka falënderuar të gjithë për mbështetjen e treguar ndaj tij.
“Sot u mundova ta japë më të mirën nga vetja, ju falënderoj secilin nga ju që treguat mbështetje ndaj meje”, ka shkruar Gjakova në llogarinë e tij në Facebook, transmeton Klankosova.tv.
Kujtojmë se motra e Akilit, Nora Gjakova ka arritur që ta fitojë medaljen e Artë në “Tokyo 2020” duke e mposhtur në finale francezen Sarah Leone Cysique.
●●●
BSHKRIMI NGA
BM
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.