Këngëtari Akon ka zbuluar se ai dhe legjenda e muzikës, Michael Jackson, kishin plane për të hapur shkolla muzikore në të gjithë Afrikën para vdekjes së këtij të fundit, në vitin 2009.
Artisti me origjinë nga Senegali ka thënë se ai dhe Jackson kishin plane të tilla, pasi që të dy mendonin se në Afrikë ka shumë njerëz më talent për muzikën.
“Filloi si koncept, unë dhe Majk në fakt po flisnim për krijimin e universiteteve muzikore në të gjithë Afrikën. Donim t’i ndihmonim ata të përmirësonin aftësitë e tyre, sepse Afrika kishte kaq shumë talente”, tha ai në një intervistë për TMZ, transmeton KlanKosova.tv.
Ylli i hitit “Lonely” ka shtuar se planet dështuan si rezultat i vdekjes së papritur të Michael Jacksonit, ndërkohë që ka adresuar kritika edhe ndaj qeverisjes amerikane karshi njerëzve me ngjyrë.
“Në fund të fundit fuqitë që janë në Amerikë funksionojnë pak më ndryshe kur bëhet fjalë për njerëzit me ngjyrë”, ka shtuar ai.
Në një intervistë të fundit, Akon është zotuar se po planifikon të ndërtojë një shkollë në Akon City, qyteti i tij në zhvillim prej 4 miliardë dollarësh në Senegal.
●●●
LSHKRIMI NGA
LiZe
Editorial nga Klan Kosova — ndjek prive dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.