Agjencia Kosovare e Privatizimit zyrtarisht ka shpallur shitjen e aseteve përmes likuidimit numër 45.Lista e tenderëve për privatizim me shitje të aseteve numër 45 përmban 99 asete.
Të gjitha këto asete do të privatizohen përmes metodës së shitjes përmes likuidimit.
Dorëzimi i ofertave ka filluar nga ora 10:00 deri në orën 12:00, kurse hapja e ofertave do të bëhet, duke filluar nga ora 12:30, raporton EO, transmeton Klan Kosova.
Agjencia Kosovare e Privatizimit është e ngarkuar për të privatizuar Ndërmarrjet Shoqërore në Kosovë përmes metodës së spin-off-it dhe likuidimit.
●●●
SZSHKRIMI NGA
Sh Z
Editorial nga Klan Kosova — ndjek uncategorized dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.