63 mijë e 195 euro.
Kaq të hyra ka pasur Aleanca Kosova e Re në vitin 2021.
Partia e Behgjet Pacollit, ashtu sikurse të gjitha partitë ka pasur më shumë shpenzime se të hyra.
AKR-ja në vitin e kaluar i ka pasur 90 mijë e 685 euro e gjashtë centë shpenzime.
Kjo i bie që kjo parti i ka 27 mijë e 490 euro e gjashtë centë deficit.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve sot i ka publikuar raportet finaciare të partive politike.
Sipas KQZ-së këto raporte përfshijnë vitin 2021 dhe janë të paaudituara, transmeton Klankosova.tv.

●●●
ASHKRIMI NGA
albert
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.