Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e kaluar, 22 shtator, në segmentin rrugor “Katër Rrugët e Shijakut”, në fshatin Pjezë të Durrësit.
Rreth orës 23:55, një automjet tip Volkswagen me drejtues F. R., 19 vjeç, u përplas me një automjet tip Ford, me drejtues G. K., 26 vjeç, raporton A2cnn, transmeton Klankosova.tv.
Si pasojë, G. K. humbi jetën në vendngjarje, ndërsa drejtuesi i Volkswagen-it, F. R., u transportua në spital.
Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e rrethanave dhe shkaqeve që çuan në këtë aksident tragjik.
●●●
LESHKRIMI NGA
Lendita Elshani
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.