Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë pasdite në Fushë Kosovë.
Sipas pamjeve të dërguara në redaksinë e Klankosova.tv, një veturë shihet të jetë rrokullisur, derisa ende nuk dihet nëse ka të lënduar.
Bazuar në informacionet e para, ndihma e shpejtë ka mbërritur në vendin e ngjarjes.
Klankosova.tv i është drejtuar policisë për detaje shtesë, megjithëse ende nuk ka pranuar ndonjë përgjigje.
●●●
AHSHKRIMI NGA
Albina Haxholli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.