Një këmbësore është goditur nga vetura mëngjesin e sotëm në Prishtinë.
E njëjta është dërguar në Emergjencën e Qendrës Klinike dhe Universitare, ku edhe po trajtohet.
Klankosova.tv ka kontaktuar drejtorin e Emergjencës, Naser Sylën për të mësuar rreth gjendjes së viktimës.
Ai tha se gjendja e përgjithshme e saj paraqitet stabile.
“Ende po observohet te ne. Do të transferohet për trajtim në Klinikën e Neurokirurgjisë”, tha Syla për Klankosova.tv.
Për rastin detaje ka dhënë edhe policia përmes zëdhënësit Enis Pllana.
"Sot rreth orës 08:30 kemi pranuar informatën për një aksident trafiku me lëndime në rrugën “Vicianum” në Prishtinë. Në aksident janë përfshirë një veturë dhe një këmbësorë. Si pasojë lëndime ka pësuar një person, i cili ka pranuar tretman mjekësor", deklaroi Pllana për Klankosova.tv.
●●●
ASHKRIMI NGA
albert
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.