Një 67 vjeçar ka vdekur si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur sot rreth orës 11:10, në aksin rrugor Korçë - Bilisht, afër fshatit Bitinckë.
Një veturë, e cila drejtohej nga Besart Kycyku, 25 vjeçar, është përplasur me një motoçikletë.
Me këtë rast, ka vdekur (drejtues i motoçikletës) 67 vjeçari, Besim Stema, shkruan Abcnews.al transmeton Klankosova.tv.
Shoferi i veturës, është shoqëruar në polici për veprime të mëtejshme.
Hetimet po zhvillohen për të përcaktuar rrethanat e kësaj ngjarje të rëndë./ Klankosova.tv.
●●●
ASHKRIMI NGA
albert
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.