Një aksident me fatalitet ka ndodhur sot në aksin rrugor Korçë–Bilisht, në afërsi të fshatit Dishnicë.
Bëhet e ditur se një automjet është përplasur me një motoçikletë, ku si pasojë ka humbur jetën drejtuesi i motoçikletës, raporton A2 CNN.
Drejtuesi është dërguar me urgjencë drejt Spitalit Rajonal të Korçës, por për shkak të plagëve të rënda nuk ka mundur të mbijetojë.
Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve dhe rrethanave të aksidentit.
●●●
GSHKRIMI NGA
G.U
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.