Një aksident me vdekje është shënuar mëngjesin e së hënës në rrethrrotullimin e Kolonjës, rruga Fier-Lushnjë.
Sipas "Report Tv", Serxhio Gogaj 28-vjeç nga Tirana ka humbur jetën pasi makina tip ‘Volkswagen’ që po e drejtonte përfundoi në kanalin kullues, transmeton Klankosova.tv.
Gazetari, Yrjet Saliasi tha dyshohet se si shkak i aksidentit ka qenë humbja e kontrollit të mjetit për shkak të përgjumjes dhe më pas nga shpejtësia e lartë ka thyer barrierën e hekurt.
Megjithatë ekspertiza mjeko ligjore do të përcaktojë shkaqet e vdekjes, nëse i riu është mbytur në ujë apo vdiq nga përplasja në aksident.
Trupi i i viktimës është dërguar në morgun e qytetit të Lushnjës.
https://www.youtube.com/watch?v=CadyAoszFUA
●●●
AHSHKRIMI NGA
Albina Haxholli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.