Një aksident trafiku ka ndodhur sot në fshatin Mushtisht të Suharekës, ku të përfshirë janë dy vetura.
Zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Vesel Gashi, për Klankosova.tv deklaroi se të lënduar nga ky aksident kanë mbetur dy persona, ngasësit e veturave, të cilët kanë marrë tretman mjekësor dhe më pas janë liruar për në shtëpi.
Ai po ashtu shtoi se me këtë rast po merret njësia e trafikut rajonal në Prizren, për të kuptuar shkaqet se si ka ardhur deri te aksidenti.
●●●
EVSHKRIMI NGA
E V
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lexuesit për klan kosova dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.