Pesë persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti mes një veture dhe kamioni në fshatin Poterq të Klinës.
Këtë e ka konfirmuar për Klankosova.tv, zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova.
Ai bëri të ditur se të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor në Spitalin Rajonal të Pejës.
"Sot rreth orës 14:55, Policia është njoftuar për një aksident trafiku i cili ka ndodhur në fshatin Poterq-Klinë, në këtë aksident ishin të involvuara 1 kamion dhe 1 veturë, si pasojë e aksidentit 5 persona kanë pësuar lendime trupore, të njëjtit janë dërguar ne Spitalin rajonal në Pejë për tretman mjekësor", tha Rugova.
●●●
AHSHKRIMI NGA
Albina Haxholli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.