Një aksident trafiku ka ndodhur në magjistralen Prishtinë - Podujevë, konkretisht në fshatin Trudë.
Në këtë aksident në pamjet e siguruara nga Klankosova.tv shihet se janë përfshirë një kamion dhe një veturë ku është lënduar edhe një person.
Rastin e ka konfirmuar edhe zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
“Sot rreth orës 14:30 ne rrugën Prishtinë - Podujevë, saktësisht në fshatin Trudë, ka ndodhur një aksident trafiku në mes të një automjeti transportues dhe një veture”.
“Si pasojë e aksidentit një person ka pësuar lëndime trupore. I njëjti është dërguar për tretman mjekësor. Me rastin po merret njësiti i trafikut”, tha Ahmeti.
https://www.youtube.com/watch?v=Slzz0Mpgu0k
●●●
NSHKRIMI NGA
NP
Editorial nga Klan Kosova — ndjek video lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.