Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në autostradën "Ibrahim Rugova".
Klankosova.tv ka siguruar fotografi nga vendi i ngjarjes, teksa shihet një veturë tejet e dëmtuar.
Deri më tani s'ka informacion për ndonjë të lënduar.
Sipas një shoferi, aksidenti dyshohet se ka ndodhur për shkak të sinjalistikës së dobët të mirëmbajtjes së autostradës.
Klankosova.tv ka kontaktuar me policinë, por deri në momentin e publikimit të lajmit s'ka pranuar ndonjë përgjigje.
[caption id="attachment_2725729" align="alignnone" width="1054"]

Foto nga Klankosova.tv - Aksident në autostradën "Ibrahim Rugova"[/caption]
●●●
ASHKRIMI NGA
albert
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.