Rreth orës 18:00 ka ndodhur një aksident në rrugën “Tirana” në Prishtinë.
Si pasojë e këtij aksidenti janë lënduar shtatë persona, lëndime e të cilëve nuk janë serioze.
Të njëjtit ishin duke qarkulluar me automjetin i cili ka humbur kontrollin dhe është vetëaksidentuar, duke u rrokullisur në fund të rrugës, pjesë kjo e cila është e ndaluar për qarkullim për shkak të punimeve që po zhvillohen tek rrethrrotullimi që lidh Prishtinën me Fushë Kosovën.
Lajmin për Klan Kosovën e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

●●●
ASHKRIMI NGA
albert
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.