Tre persona kanë pësuar lëndime si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur sot mes dy veturave në rrugën Dragash-Prizren.
Rastin për Klankosova.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi.
Bytyqi tha se të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor.
"Në aksident janë të përfshira dy automjete. Si pasojë e aksidentit përveç dëmeve materiale, tre persona kanë pësuar lëndime trupore. Policia ka dal në vendngjarje dhe është duke u marrë me rastin” deklaroi Bytyqi për Klankosova.tv.
●●●
ASHKRIMI NGA
albert
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.