Një aksident mes dy veturave dhe një kamioni ka ndodhur në Veternik të Prishtinës.
Këtë për Klankosova.tv e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila bëri të ditur se është lënduar një person.
“Sot rreth orës 10:00 kemi pranuar informatën se në rrugën Prishtinë-Ferizaj, ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime”.
“Në këtë aksident kanë qenë të përfshira tri automjete (1 kamion, dy vetura). Si pasojë e aksidentit është lënduar një person. Me rastin po merret njësiti i trafikut rajonal”, thuhet tutje në konfirmim.
Ndërkaq, në pamjet e Klan Kosovës shihet e si pasojë e këtij aksidenti, në Veternik janë shkaktuar kolona të gjata.
●●●
G
SHKRIMI NGA
G.U
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.