Makinat pa shofer nuk janë më fantashkencë.
Por, që nga dalja e tyre në rrugë nuk është se nuk kanë shënuar aksidente.
Katër nga 48 makinat pa shofer në Kaliforni janë përfshirë në aksidente thuhet në një raport të Departamentit për Mjetet Motorike.
Agjencia lëshoi leje për testimin e mjeteve autonome në shtator të vitit të shkuar.
Tre nga katër mjetet e aksidentuara i përkasin Google dhe njëra gjigandit të pjesëve të këmbimit, Delphi.
Megjithatë, të dy kompanitë janë shprehur kundër mundësisë që aksidentet janë bërë me fajin e makinave të tyre.
●●●
KSHKRIMI NGA
KLANKOSOVA
Editorial nga Klan Kosova — ndjek tech & auto dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.