Një shtetas amerikan ka humbur jetën dje pas një vetaksidenti në një zonë malore të Prevallës, rreth orës 17:00.
Viktima, rreth 24 vjeç, vdiq pasi është aksidentuar me një motoçikletë katër-rrotëshe (ATV) në terren malor.
Trupi i pajetë i tij është nxjerrë më vonë gjatë mbrëmjes, pas angazhimit të ekipeve të kërkim-shpëtimit.
Lidhur me rastin ka folur edhe korrespondenti Nuhi Salihu në emisionin “Ora 7”, i cili ka bërë të ditur se operacioni është zhvilluar në koordinim të plotë mes njësive të angazhuara.
“Në vendin e ngjarjes kanë intervenuar njësi të ndryshme policore, përfshirë Njësinë Rajonale të Trafikut dhe komandantin e Stacionit Policor në Prizren. Po ashtu, në operacion kanë marrë pjesë edhe zjarrfikësit, ekipet e emergjencës mjekësore si dhe vullnetarë me ATV, të cilët kanë ndihmuar në nxjerrjen e trupit të viktimës”, tha ai.
Ndiqni detajet e plota, në videon vijuese:
https://youtu.be/vREZrosjVhg
https://klankosova.tv/vdiq-ne-nje-vetaksident-ne-prevalle-nxirret-trupi-i-pajete-i-turistit-amerikan/
●●●
LESHKRIMI NGA
Lendita Elshani
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.