Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur mbrëmjen e së mërkurës në provincën e Bolonjës në Itali, ku ka humbur jetën një fëmijë 7-vjeçar shqiptar dhe ka mbetur i lënduar babai i tij.
Sipas mediave italiane, ngjarja ka ndodhur rreth orës 21:00, kur një automjet i drejtuar nga një shtetas shqiptar, është përplasur me një tjetër që e voziste një 20-vjeçar.
Fëmija fatkeqësisht humbi jetën në vend, pavarësisht ndërhyrjes së menjëhershme të ekipeve të emergjencës, transmeton Klankosova.tv
Sipas të dhënave paraprake, një nga veturat dyshohet se ka kaluar në korsinë e kundërt për të shmangur një motor që po hynte në një pompë dhe ka shkaktuar përplasjen e fortë mes dy automjeteve./Klankosova.tv
●●●
AHSHKRIMI NGA
Alberta Hyseni
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.