Tre persona kanë pësuar lëndime trupore si pasojë e një aksidenti të ndodhur në Gllarevë të Klinës mes dy veturave.
Rastin e ka konfirmuar për Klankosova.tv zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës Fadil Gashi.
Gashi deklaroi se në aksident ishin të përfshirë dy vetura.
"Të lënduarit janë dërguar për trajtim në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare. Sipas informacioneve janë jashtë rrezikut për jetën", deklaroi Gashi.
"Në vendin e ngjarjes ka dal policia dhe po e heton rastin", theksoi ai.
●●●
ASHKRIMI NGA
albert
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.