Një person mbeti i vdekur dhe 10 të tjerë janë lënduar nga aksidenti i djeshëm në Komoran ku u përfshinë gjashtë vetura.
Si pasojë e kësaj, mësohet se një person është arrestuar, transmeton Klankosova.tv.
“Komoran, Gllogoc / 11.08.2025 – 18:15. Si pasojë e mospërshtatjes së shpejtësisë së lëvizjes kushteve të rrugës gjashtë (6) automjete janë përfshirë në aksident trafiku në mes veti. Si pasojë e lëndimeve të marra në aksident një femër kosovare ka ndërruar jetë, si dhe si dhe lëndime trupore kanë pësuar 8 persona”.
“Të lënduarit janë dërguar në tretman mjekësor në QKUK. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për autopsi ndërsa i dyshuari m/k që dyshohet se ka shkaktuar aksidentit pas trajtimit mjekësor është arrestuar dhe dërguar në mbajtje”, tha Policia në raportin 24-orësh.
https://klankosova.tv/nje-i-vdekur-dhe-10-te-lenduar-nga-aksidenti-ne-komoran-dy-ne-gjendje-te-rende/
●●●
LESHKRIMI NGA
Lendita Elshani
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.