Ka vdekur edhe pasagjeri i motorit i cili u aksidentuar gjatë ditës së sotme në Vlorë.
16-vjeçari ishte pasagjer në motorin të cilin e ngiste 19-vjeçari, e cili vdiq në vendngjarje.
“Ju informojmë se shtetasi L. Ll., 19 vjeç, i cili ndërroi jetë në vendngjarje, ka qenë drejtuesi i motomjetit. Gjithashtu, ka ndërruar jetë gjatë transportit për në Spitalin e Traumës edhe shtetasi i mitur T. M., 16 vjeç, i cili udhëtonte si pasagjer. Në përfundim të veprimeve hetimore, materialet do t’i referohen Prokurorisë për veprime të mëtejshme procedurale”, njofton policia, transmeton Klankosova.tv.
.
●●●
VRSHKRIMI NGA
Ve Ra
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.