Një ushtar i Forcës së Sigurisë së Kosovës ka mbetur i lënduar si pasojë e aksidentit mes trenit dhe një veture pranë Kazermës “Adem Jashari” në Prishtinë.
Kështu ka bërë të ditur Mirsim Beqiri nga KHAIA-ja, i cili tha se ekipi kujdestar ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes për të kryer ekzaminimet e nevojshme në bashkëpunim me Policinë e Kosovës.
“Sot rreth orës 16:10, në hyrje të Kazermës “Adem Jashari” në Prishtinë, ka ndodhur një aksident hekurudhor, ku një pjesëtar i FSK-së ka mbetur i lënduar. Ekipi kujdestar i KHAIA-së ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe është duke kryer ekzaminimet e nevojshme në bashkëpunim me Policinë e Kosovës”, ka shkruar ai.
Klankosova.tv ka dërguar pyetje edhe në polici, dhe është ende në pritje të një përgjigje.
https://klankosova.tv/aksident-te-kazerma-adem-jashari-perplasen-treni-dhe-nje-veture11/
●●●
AHSHKRIMI NGA
Albina Haxholli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.