Gjatë garës automobilistike “Drag Race 2019”, është aksidentuar garuesi Bejtullah Berisha.
Menjëherë pas incidentit, rastit i është përgjigjur Policia dhe Ndihma e Shpejtë, transmeton Klan Kosova.
Raportohet se personit në fjalë i është dhënë ndihma e parë dhe se është jashtë rrezikut për jetë.
Kjo garë është duke u mbajtur në pistën e vjetër të aeroportit në Sllatinë.
klankosova.tv
●●●
HSHKRIMI NGA
H.S
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.