Një person ka pësuar lëndime si pasojë e një vetaksidenti me traktor në fshatin Suhogërll të Istogut.
Rastin për Klankosova.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.
I njëjti tha se viktima është dërguar për tretman mjekësor në Emergjencën e Spitalit Rajonal të Pejës.
“Rreth orës 17:20 Stacioni Policor Istog është njoftuar për një vetaksaident. Në aksident ka qenë i përfshirë një mjet bujqësor (traktor), ku një person ka pësuar lëndime, dhe i njëjti është dërguar në Emergjencën e Spitalit Rajonal Pejë”, tha Gashi.
I njëjti tha se rasti është duke u hetuar.
●●●
AHSHKRIMI NGA
Albina Haxholli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.