Kryetari i Suharekës, Bali Muharremaj i ftuar në emisionin "Fol me Arin" ka komentuar aksionin për pastrimin e qytetit.
Muharremaj tha se komuna është e përkushtuar të sigurojë një ambient të pastër dhe të shëndetshëm për qytetarët, raporton KlanKosova.tv.
"Komplet në territorin e Suharekës që ka 42 fshatëra edhe aksin rrugor që e lidh Suharekën me Prizrenin dhe Shtimen dhe komplet kah pjesa e Rahovecit, kah pjesa e Ferizajt, kah pjesa e Shtërpcës. Është bërë traditë në Suharekë dhe është me rëndësi për ne të kemi një ambient të pastër".
https://www.youtube.com/watch?v=bEUtUON6zv8
●●●
EKSHKRIMI NGA
Endrit Krasniqi
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.