Zyrtarët e Prokurorisë së Specializuar me seli në Hagë bastisjen banesën e Adil Behramajt që këshilloi ish-presidentin Hashim Thaci sa mbante këtë pozitë.
Tek pas 6 orë në aksionin që zgjati më shumë se 10 orë në asistencë këtyre u erdhi edhe policia e vendit.
Këta që planin e veprimin e bënin bashkë me tre persona të maskuar, bllokuan menjëherë derën e parkingut nëntokësor të banesës.
Ashtu qëndruan derisa ra terri, e në vendngjarje u shfaqen edhe veturat e EULEX-it.
https://www.youtube.com/watch?v=wsFYJFtUKBc
Cka i morë në banesë nuk tregoi Behramaj, e as për cka po dyshohet.
Përgjigjen për këtë nuk pati as avokati, pasi sic thotë nuk janë njoftuar për veprën penale që i ngarkohet Behramajt.
Ky derisa tha se vendimi i Dhomave të Specializuara është kundër kushtetues, nuk mohoi e pohoi që krejt ngjarja lidhet me gjykimin e Hashim Thacit i cili po qëndron në paraburgim që nga nëntori i 2020.
Qerkini tha se klienti i tij, nuk mund të bie në pranga të Speciales pasi sipas tij deri tash nuk ka një urdhër arrest.
*Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.
*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
●●●
EVSHKRIMI NGA
E V
Editorial nga Klan Kosova — ndjek video lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.