Nën udhëheqjen e Prokurorisë Speciale, sot është zhvilluar një operacion policor në rajonin e Prishtinës, në lidhje me dyshimet për kryerjen e veprave penale: korrupsion, keqpërdorim të detyrës zyrtare, dhënie dhe marrje ryshfeti, ushtrim të ndikimit, mashtrim, armëmbajtje pa leje.
Gjatë këtij aksioni policor janë arrestuar shtatë persona: F.I., J.M., N.K., M.D., B.D., Sh.T. dhe G.L.
"Operacioni është realizuar nga Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike nën udhëheqjen e Prokurorit Special, pas një periudhe monitorimi dhe hetimi ndër të tjera me masa të veçanta hetimore", thuhet në njoftimin e PSRK-së.
Sipas PSRK-së, të dyshuarit janë kapur në flagrancë gjatë shkëmbimit të parave.
Me vendim të Prokurorisë Speciale shtatë personat ndalohen për 48 orë.
Gjatë kontrollit janë sekuestruar:
- rreth 20 mijë (20.000) euro para të gatshme,
- armë,
- bizhuteri,
- dokumente të ndryshme,
-pajisje elektronike.
"Hetimet lidhur me këtë rast janë duke vazhduar në koordinim të plotë ndërmjet Policisë së Kosovës dhe Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës".
https://klankosova.tv/aksioni-aki-polici-ne-mesin-e-te-arrestuarve-kryetari-i-gjykates-ne-gracanice-dhe-nje-ish-minister/
https://klankosova.tv/ky-eshte-zyrtari-i-atk-se-i-arrestuar-ne-flagrance-ne-aksionin-kunder-korrupsionit/
●●●
ASHKRIMI NGA
albert
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.