Dogana e Kosovës, të premten, ka ndërmarrë një aksion, në magjistralen Prishtinë – Fushë Kosovë, për konfiskimin e disa shisheve të shampanjave, të cilat kanë origjinë nga Franca.
Sasia e tyre, sipas Doganës së Kosovës, ishte rreth 800 sosh, me vlerë afro 60 mijë euro.
I gjithë malli u mor dhe u dërgua në depon qendrore të mallrave të konfiskuara në kuadër të Doganës së Kosovës, për procedura tjera vijuese.
Ndërsa, pronarët e kësaj depoje edhe pse ishin në vendngjarje, nuk pranuan të flasin për rastin.
https://www.youtube.com/watch?v=1-yX1P1nwFc
●●●
GSHKRIMI NGA
G.U
Editorial nga Klan Kosova — ndjek video lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.