Një aksioni i madh po zhvillohet mëngjesin e sotëm nga Prokuroria Themelore e Prizrenit dhe Policia për Hetimin e Krimeve Ekonomike.
Tashmë disa persona kanë përfunduar në pranga.
Klankosova.tv mëson se cak i këtij aksioni janë më tepër se 40 persona.
"Për numrin e të arrestuarve është ende herët. Aksioni po vazhdon", deklaroi ky burim për Klankosova.tv.
Pos Prizrenit, aksioni në fjalë po vazhdon edhe në regjione të tjera si: Prishtinës, Pejës, Gjilan, Ferizajt, Mitrovicës dhe Gjakovës.
https://klankosova.tv/prokuroria-e-prizrenit-me-aksion-te-madh-ne-disa-qytete-te-kosoves/
●●●
ASHKRIMI NGA
albert
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.