Është medikamenti më i kërkuar i momentit. Bile, për Ozempic që përdoret nga pacientët diabetikë, por edhe për humbje peshe, ka më shumë kërkesa se sa që mund të gjendet në tregun kosovar.
Atë ekskluzivisht e ka vetëm kompania Meditech. Këtë fakt e morën vesh edhe ca hajna që ia mësyen kësaj kompanie për të vjedhur këtë produkt të shtrenjtë.
Por, ndonëse arritën të futen në depo, grupi i organizuar nuk morën gjë prej aty, falë policisë, njofton Klan Kosova.
“Nuk është vjedh produkti, ne jemi të dëmtuar financiarisht 0, sepse menjëherë kanë ndërhy forcat e rendit, policia, dhe e kanë ndalë dëmtimin. Pra nuk ka pasë dëmtim financiar”, ka thënë Ida Fetiu nga ‘Meditech’.
Produkti që vetëm një kuti kushton 120 euro, nuk është tentuar të vidhet më herët.
"Nuk ka pasë raste ma herët është rasti i parë, rasti tash është nën hetime, besojmë që organet e rendit kanë me u marrë me këtë rast dhe kanë me zbulu kush kanë qenë shkaktar", thanë nga kompania.
Edhe nga policia konfirmuan se po hetojnë rastin derisa e cilësuan si kategori e vjedhjes së rëndë, ndonëse në vendngjarje nuk u morë gjë.
https://www.youtube.com/watch?v=jlw12Wel7P8
●●●
BSHKRIMI NGA
BM
Editorial nga Klan Kosova — ndjek video lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.