37 vjeçari Akcan Haskuka, është arrestuar në flagrancë në aksionin policor që u zhvillua sot në Prizren.
Ai dyshohet për dy vepra penale "Fajdeja" dhe "Organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm".
Lidhur me rastin është deklaruar kryeprokurori i Prizrenit, Petrit Kryeziu.
Kryeziu tha për Klankosova.tv. se në këtë operacion policor janë konfiskuar 5 mijë euro.
"Mund t'ju konfirmoj se kemi arrestuar një person për dy vepra penale "fajdeja" dhe "Organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm dhe kemi sekuestruar 5 mijë euro të holla, të cilat janë përdorur gjatë aplikimit të masave të veçanta hetimore, gjithashtu janë sekuestruar edhe prova tjera materiale relevante për rastin", tha ai për Klankosova.tv.
Vërejtje:
Personat e përmendur në këtë artikull, sipas ligjeve të Republikës së Kosovës, konsiderohen të pafajshëm deri në vendimin e formës së prerë nga gjykata.
https://klankosova.tv/aksioni-kunder-fajdes-ne-1prizren-ky-eshte-37-vjecari-qe-u-kap-ne-flagrance/
●●●
ASHKRIMI NGA
albert
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.