Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, e ka konfirmuar arrestimin e një zyrtari policor në aksionin kundër spiunazhit të zhvilluar sot te "Dheu i Bardhë".
Sveçla për shkak të hetimeve nuk dha detaje tjera, por përgëzoi autoritetet për operacionin e zhvilluar.
"Kështu rritet besimi në organet e sigurisë", deklaroi ai para nisjes së seancës së 48-të konstituive të Kuvendit.
Derisa Klankosova.tv mëson nga burimet brenda policisë se eprori i prangosur është Bojan Jevtiq, zëvendëskomandant i pikës kufitare "Dheu i Bardhë".
https://klankosova.tv/ky-eshte-zv-komandanti-i-dheut-te-bardhe-i-arrestuar-per-spiunazh-12/
●●●
ASHKRIMI NGA
albert
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.