Prokuroria Themelore e Prishtinës po e zhvillon një aksion në Agjencinë Kadastrale të Kosovës.
Bastisjet që po kryhen sot lidhen me rastin e avokatit Venhar Hana, i cili u arrestua pak kohë më parë.
Kështu ka mësuar Klankosova.tv përmes burimeve të veta.
Ndërkohë nuk dihet nëse nga ky aksion është arrestuar edhe ndonjë person apo se çka është konfiskuar.
Lidhur me rastin Klankosova.tv është në pritje të një përgjigje zyrtare.
Avokati Hana, ishte arrestuar më 11 qershor për falsifikim dhe mashtrim.
Vërejtje:
Personat e përmendur në këtë artikull, sipas ligjeve të Republikës së Kosovës, konsiderohen të pafajshëm deri në vendimin e formës së prerë nga gjykata.
https://klankosova.tv/ekskluzive-ky-eshte-avokati-i-arrestuar-ne-prishtine-per-falsifikim-dhe-mashtrim/
https://klankosova.tv/vazhdojne-bastisjet-ne-agjencite-shteterore-video-11/
●●●
ASHKRIMI NGA
albert
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.