Fiks para një viti u vu nën pranga serbi Millorad Gjokoviq, por tek këtë vit iu ngrit aktakuza për krime lufte, të cilat i kreu në fshatin Ozdrim të Pejës 24 vjet më parë.
Për të, Prokuroria tha se ka gjetur prova të mjaftueshme. Njëra nga to është edhe dëshmia që e dha Halit Gashi, njeriu që e pa me sytë e tij gjithë ngjarjen, raporton Klan Kosova.
Gashi bëri të ditur se denoncoi edhe një serb tjetër për vrasjen e Esat Morinës, e të cilin pret ta shohë prapa grilave sa më shpejt.
Nëse kjo ndodhë, familjarët e civilëve të vrarë mbase mund ta kuptojnë edhe vendndodhjen e eshtrave të më të dashurve të tyre.
Derisa sipas Prokurorisë Speciale, i pandehuri akuzohet se gjatë kohës së luftës në këtë fshat mori pjesë në ofensivën ushtarako-policore duke shtënë me armë në drejtim të popullsisë civile me ç‘rast u vranë 19 persona. /Klankosova.tv
Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber.
BONUS: Merreni aplikacionin tonë në
Android dhe
iOS.
https://www.youtube.com/watch?v=R4Qn_c0ul9I
●●●
BSHKRIMI NGA
BM
Editorial nga Klan Kosova — ndjek video lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.