Sot në sheshin “Zahir Pajaziti” në kryeqytet është mbajtur aktiviteti i dytë i organizuar nga “Team Rijad” në bashkëpunim me UNICEF-in.
Në këtë ngjarje shumë qytetarë patën mundësinë që për disa minuta të jenë nën lëkurën e personave me aftësi të kufizuar, atyre të verbër dhe memecë duke u përballur me vështirësitë e përditshme të tyre.
Prezent në këtë aktivitet ishin edhe zyrtarë nga Komuna e Prishtinës. Drejtoresha për Mirëqenie Sociale, Adelina Sahiti, tha se këtë vit kanë ndarë 300 mijë euro për organizatat që merren me këto kategori.
“Team Rijad” që drejtohet nga Rijad Mehmeti avokon për përfshirjen e fëmijëve me aftësi të kufizuara.
https://www.youtube.com/watch?v=-eJBzh5_dPc
●●●
LHSHKRIMI NGA
L H
Editorial nga Klan Kosova — ndjek video lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.