Aktori i njohur amerikan Ben Stiller, fitues i çmimit Emmy, i cili është gjithashtu një ambasador i vullnetit të mirë të Komisionerit të Lartë të Kombeve të Bashkuara për Refugjatët (UNHCR), u takua me vullnetarë pas mbërritjes së tij në Rzeszoë, Poloni për të ndihmuar UNHCR-në në plotësimin e nevojave të ukrainasve të zhvendosur.
“Sapo kam mbërritur në Poloni me UNHCR-në, për të takuar familje, jetët e të cilave janë copëtuar nga lufta dhe dhuna në Ukrainë. Miliona janë detyruar të ikin nga shtëpitë e tyre me mbi 90 për qind gra dhe fëmijë. Unë jam këtu për të mësuar, për të ndarë histori që ilustrojnë ndikimin njerëzor të luftës dhe për të përforcuar thirrjet për solidaritet", ka thënë Stiller.
"Shpresoj se do të ndiqni dhe do të ndani mesazhet tuaja të mbështetjes, për njerëzit që kanë ikur nga shtëpitë e tyre në Ukrainë dhe për njerëzit që janë detyruar të ikin në të gjithë botën. Gjithkush ka të drejtë të kërkojë siguri. Kushdo, kudo, kurdoherë", shtoi Stiller.
Vizita e Stiller vjen përpara Ditës Botërore të Refugjatëve më 20 qershor.
●●●
ASHKRIMI NGA
A.B
Editorial nga Klan Kosova — ndjek prive dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.