Aktori Besnik Krapi ishte i ftuari i radhë në pjesën e dytë të emisionit “Ora e Pasdites”.
Përmes “Skype”, ai tregoi se çfarë ndjesie dhurojnë dekoret e fundvitit për të dhe familjet e tij.
“Unë luftën më të madhe me Jonidën e kam pas që unë nuk i heqi kur, domethënë i lë deri në gusht, Jonida thotë është bajat se nuk ka lezet festa. Të gjitha ato dekorimet, të gjithë atë luftë në shtëpi e boj për vajzën se ajo kënaqet shumë. Blejmë ndonjë dekor të vogël, e blejmë vit për vit sa me ja bo risi çikës, përndryshe shumicën e mbajmë se s’kena hesap me ble drita çdo vit”, u shpreh ai.
Krapi më tutje tregoi se kush e bën punën më të madhe në dekorim – Jonida apo vet ai?
“Unë fatkeqësisht, Jonida vetëm thotë qy qaty nuk është mirë, unë e boj me qef se e du shumë, e durojmë edhe atë pjesë”, deklaroi Besnik Krapi.
Për ta shikuar intervistën e plotë të Besnikut, klikoni më poshtë:
https://www.youtube.com/watch?v=5ajiFzCOQgs
●●●
ASHKRIMI NGA
A
Editorial nga Klan Kosova — ndjek të tjera dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.