Një gjykatë në Paris, të martën e ka shpallur fajtor aktorin francez Gerard Depardieu për sulm seksual ndaj dy grave gjatë xhirimeve të një filmi më 2021 dhe e ka dënuar atë me 18 muaj burgim me kusht.
Në një nga rastet e profilit më të lartë që kanë dalë para gjyqtarëve në Francë, Depardieu, një figurë e shquar e kinemasë franceze, kishte mohuar vazhdimisht çdo keqbërje. Por gjyqtari Thierry Donard tha se shpjegimi i ngjarjeve nga Depardieu nuk kishte qenë bindës, raporton CNN, transmeton Klankosova.tv.
Depardieu do të apelojë vendimin e gjykatës, tha avokati i tij.
Një nga dy paditëset, Amelie K, një dekoruese skene, i kishte thënë gjykatës se aktori e kishte prekur në të gjithë trupin ndërsa e kishte zënë midis këmbëve të tij dhe kishte bërë komente eksplicite seksuale.
“Ai preku gjithçka, përfshirë gjinjtë e mi”, i tha ajo gjykatës. “Isha e tmerruar, ai po qeshte”.
Kryetari i trupit gjykues tha se dy dëshmitarë mbështetën rrëfimin e saj, ndërsa Depardieu kishte qenë kontradiktor në rrëfimet e tij.
●●●
ASHKRIMI NGA
A
Editorial nga Klan Kosova — ndjek prive dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.