Izolimi në fshatin irlandez Dalkey, një periferi e pasur e Dublinit, ka marrë një kthesë të papritur, pasi banorët e kuptuan se në mesin e tyre po qëndron edhe aktori i njohur, Matt Damon.
lli i Bourne Identity po qëndronte në Irlandë për xhirimet e filmit "The Last Duel", por pas situatës së krijuar nga koronavirusi, ai mbeti i izoluar aty, raporton BBC, transmeton Klan Kosova.
Një gazetar i New York Times, ka pyetur banorët në Dalkey se si është të kenë një fqinj si aktori Matt Damon gjatë pandemisë.
"Çdokush që jeton në Dalkey ka të drejtën e privatësisë. Lëreni të qetë, ai është thjesht njeri," tha një qytetar në një përgjigje në Facebook.
Damon kishte luajtur filmin "Contagion" të vitit 2011 - i cili flet për përhapjen e një virusi që transmetohet nga rrugë e frymëmarrjes, së bashku me Kate Winslet, Jennifer Ehle dhe Laurence Fishburne.
●●●
NLSHKRIMI NGA
N LL
Editorial nga Klan Kosova — ndjek prive dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.