Aktori i njohur hollivudian, Jason Statham, dhe modelja Rosie Huntington-Whiteley, janë bërë prindër për herë të dytë. Kësaj radhe janë bekuar me një vajzë.
Modelja, 34 vjeçe, mirëpriti fëmijën e saj të dytë me 54 vjeçarin, dy ditë më parë në Londër, sipas një familjari të ngushtë.
Rosie, dhe Jason të cilët janë bashkë që nga viti 2010 dhe u fejuan në vitin 2016, tashmë janë prindër të djalit Jack, katër vjeç, shkruan Dailymail, përcjell Klankosova.tv
Ata mirëpritën djalin e tyre një vit pasi u fejuan.
Vitin e kaluar, Rosie deklaroi se ajo dhe Jason do t'i donin më shumë fëmijë dhe se diferenca e tyre e moshës 20-vjeçare si çift nuk është problem.
●●●
ASHKRIMI NGA
A.B
Editorial nga Klan Kosova — ndjek prive dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.